Kryeziu: Kryeministri duhet t’ja lehtësojë jetën qytetarëve dhe jo t’ja nxijë

(Lajm i përditësuar)


Ish gjykatësi në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisionin Click në RTV21 ka thënë se lufta hibride është luftë politike.

Sa i përket detyrës së kryeministit ai thotë se detyra e kryeministrit është t’ja u lehtësojë qytetarëve jetën dhe jo t’ja nxijë jetën atyre.

“Luftë politike është këta e shpikë këtë luftë hibride, nuk ta të drejtë me fy është luftë politike nuk është luftë e armatosur edhe normale kur është në qeveri detyra kryesore e kryeministrit është m’ja lehtësu jetën qytetarëve dhe jo mja nxi jetën”, tha Kryeziu. /21Media


Kryeziu: Kurti me refuzimin për dëshmi në Prokurori e ka goditur veten dhe Kosovën

Ish gjykatësi në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisionin Click në RTV21 ka thënë se Gjykata dhe Prokuroria e Kosovës nga tani do t’i ashpërsojë veprimet ligjore, problemi sipas tij është Kurti.

Sipas tij Kurti me refuzimin për dëshmi në Prokurori e ka goditur veten dhe Kosovën.

“Gjykatat në momente të caktuara duhet të vetë përmbahen nëse e konsideron se efektet publike janë shumë të këqia dhe pasojat. Gjykata dhe Prokuroria jonë është vetë përmbajtur sa kanë qenë zgjedhjet, tash sipas mendimit tim duhet mu vetë përmbajtë derisa të konsideohet parlamenti dhe pastaj me marrë veprime. Veprimet tash që mirren nuk janë veprime më të buta, veprimet ligjore pastaj vinë duke u ashpërësuar dhe është problem i kryeministrit. Kryeministri me veprimin që e ka bërë e ka goditë veten edhe Kosovën”, tha Kryeziu. /21Media


Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori, Kryeziu: Këtë situatë e ka politizuar kryeministri

Ish gjykatësi në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisionin Click në RTV21 në lidhje me mos shkuarjes e kryeministrit Albin Kurti për dëshmi në Prokurorinë Speciale të Kosovës si dëshmitarë ka thënë se kjo situatë është negative për vendin.

Sipas tij kjo qështje është politizuar nga Kurti.

“Ky është një rast i cili nuk ka ndodhë në Kosovë, qështjet juridike kanë kaluar në stadin politik e ka politizuar kryeministri, po i jepë arsyjet nuk ka të bëjë me drejtësi. Kjo situatë është negative për gjithë shoqërinë dhe për shtetin duke u bazuar nga normat positive që qdo qytetarë është i barabartë para ligjit”, tha Kryeziu. /21Media

Back to top button