Kryeziu: LVV në vazhdimësi ka bërë përpjekje dhe ka dhënë hapa përpara për daljen e kësaj situate

Deputetja e LVV-së, Arbresha Kryeziu për RTV21 ka thënë se çdo parti politike duhet të përpiqet seriozisht për konstituimin e Kuvendit.

Ajo ka shtuar se është shumë e rëndësishme që Kuvendi të konstituohet mrenda afatit 30 ditësh.

“Unë mendoj që ne duhet të përpiqemi seriozisht secila parti politike që faktikisht nuk është që kemi pasur një përpjekje të tillë prej këtyre partive tjera politike sepse LVV në vazhdimësi edhe ka bërë përpjekje edhe ka dhënë hapa përpara për daljen e kësaj situate. Unë mendoj që është shumë e rëndësishme që Kuvendi të konstituohet  mrenda këtij afati, mendoj që edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese ndoshta do të mund të ishte edhe më i prerë, duke na folur edhe për pasojat”, tha Kryeziu. /21Media

Back to top button