Kryeziu publikon një fotografi të Kurtit me kryeministrin e ri britanik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Keir Starmer për fitoren në zgjedhjet.

“Urime për Keir Starmer në fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e kaluar. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe presim bashkëpunim.”, ka shkruar Kurti

Në anën tjetër Zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu e ka shpërndarë postimin e Kurtit në rrjetin social X, ai po ashtu ka bërë të ditur se Kurti dhe Starmer janë takuar në nëntor të vitit 2022.
Kryeziu ka thënë se Kurti i ka shprehur mirënjohjen për Partinë Laburiste për rolin e tyre në luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Kryeministri Kurti u takua me kryeministrin tanimë të Britanisë së Madhe Starmer në nëntor të vitit 2022. Ndër të tjera, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për @UKLabour rolin historik të tij në luftën tonë për liri dhe pavarësi”, shkroi Kryeziu./21Media

Back to top button