Kryhet operacion i rrallë në QKUK, Dr. Parduzi flet për rastin

Një operacion i rrallë dhe shumë i ndjeshëm është kryer për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Krirurgjisë Vaskulare, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një paciente e moshës 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arcuata (veshka në formë të patkoit), të premten është operuar me sukses.
Kirurgu vaskular, Dr. Driton Parduzi për rtv21.tv ka bërë të ditur se 65 vjeçarja ka pasur aneurizëm të Aortës Abdominale të diametrit 6.2 cm, me Ren Arcuata (veshka në formë të patkoit), adenome të gjëndrës mbiveshkore, me hipertension arterial dhe Diabet mellitus tip 2.
“Koekzistenca e aneurysmes se Aortës Abdominale me Ren arcuata është shumë e rrallë. Ndodh vetëm 0.12/ të rasteve në botë dhe si operacion është shumë i rrallë”, ka bërë të ditur Dr. Parduzi.
Ai ka shtuar se pas qëndrimit disa ditor, pacientja është liruar në shtëpi, me gjendje të përgjithshme shumë të mirë shëndetësore./21Media

Back to top button