Kaloni te përmbajtja kryesore

Kryhet testimi i mbrojtjes me njësitë dron e antidron

Sot në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë u realizua testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore, duke u bazuar në kapacitetet e Policisë së Kosovës.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti me këtë rast ka falënderuar zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar.

“Mbështetja jonë për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrave do të jetë e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndryshe, para dy vjetësh në kuadër të Policisë së Kosovës është themeluar Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore, me njësitet dron dhe antidron.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button