KS i OKB: Debat i tensionuar, tema-Rusia dhe Ukraina
Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të së hënës, ambasadori rus Vasily Nebenzya tha se nuk ka prova se Rusia po planifikonte veprime ushtarake kundër Ukrainës dhe se mobilizimi i trupave të saj nuk u konfirmua nga OKB-ja.
Ai tha se Rusia shpesh vendoste trupa në territorin e saj dhe se kjo nuk ishte punë e Uashingtonit.
Rusia ishte përpjekur të bllokonte te hënën seancën e hapur të organit të OKB-së, por u votua me 10 vota kundër dy.
Administrata e Bidenit po “rriste tensionet dhe retorikën dhe po provokonte përshkallëzim”, tha Nebenzya.
“Kjo nuk është vetëm një ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të shtetit tonë, por është gjithashtu një përpjekje për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar për situatën e vërtetë në rajon dhe arsyet e tensioneve aktuale globale,” tha ai.
Ambasadorja amerikane ne KS te OKB,Thomas-Greenfield tha se SHBA vazhdoi të besonte se kishte një zgjidhje diplomatike,por paralajmëroi se SHBA do të vepronte me vendosmëri nëse Rusia pushton Ukrainën, pasojat e së cilës do të ishin “të tmerrshme”.
“Ky është mobilizimi më i madh i trupave në Evropë në dekada,” tha ajo.
“Dhe ndërsa flasim, Rusia po dërgon edhe më shumë forca dhe armë për t’u bashkuar me ta”,tha ajo.
Forcat ukrainase kanë luftuar kundër rebelëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore për tetë vjet
Ndërkohë përpjekjet diplomatike vazhdojnë. Presidenti rus Putin ka folur me telefon me presidentin francez Emmanuel Macron të hënën.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të zhvillojë të martën bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Moska dëshiron që Perëndimi të premtojë se Ukraina nuk do t’i bashkohet kurrë aleancës së NATO-s – në të cilën anëtarët premtojnë t’i vijnë në ndihmë tjetrit në rast të një sulmi të armatosur – por SHBA e ka refuzuar këtë kërkesë.
30 anëtarët e NATO-s,qe përfshijnë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, si dhe Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë – ish-republika sovjetike që kufizohen me Rusinë janë gjendje mobilizimi. Moska i sheh trupat e NATO-s në Evropën Lindore si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj.
Zoti Putin ka argumentuar prej kohësh se SHBA-ja thyen garancinë që dhanë në vitin 1990 se NATO nuk do të zgjerohej më tej në lindje, megjithëse interpretimet ndryshojnë mbi atë që ishte premtuar.
Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014. Ajo po mbështet gjithashtu rebelët që pushtuan zona të mëdha të rajonit lindor të Donbasit menjëherë më pas dhe rreth 14,000 njerëz kanë vdekur në luftimet atje,raporton BBC./E.D-21Media