KS i OKB: Ngjarjet në veri dominuan në debat
Aksioni në veri përplasë Osmanin dhe ministrin e Serbisë Selakoviq
Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dominuan diskutimet në mbledhjen e sotme të Këshillit të sigurimit OKB-së. Këto zhvillime përplasën presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq. Selakoviq pretendoi se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës u përdorën armë zjarrit për çka i reagoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar se lufta kundër krimit nuk është e negociueshme me askënd./21Media