Kthimi i serbëve në institucione vetëm përmes konkurseve dhe zgjedhjeve

Riintegrimi në institucionet e Kosovës, i gjyqtarëve, prokurorëve, policëve dhe personelit tjetër serb të dorëhequr dy vjet më parë, është kërkesë e radhës e BE-së ndaj Kosovës. Lidhur me mënyrën se si do të kthehen në institucione serbët e dorëhequr, RTV21 kontaktoi Qeverinë e Kosovës, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial si dhe Policinë e Kosovës por deri më tani nuk mori ndonjë përgjigje.
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, thotë se serbët e dorëhequr nga institucionet e Kosovës nuk e kanë asnjë mundësi ligjore që të kthehen në vendet e tyre të punës, përveç përmes institucionit të konkursit. Por sipas tij, prokurorët dhe gjyqtarët e dorëhequr tashmë e kanë humbur kredibilitetin për të qenë në pozitat që kanë lëshuar.
“Në momentin që i kanë lëshu vendet e punës…sipas ligjit ata e kanë humbur vendin e punës….Procedurë ligjore për tu kthyer në pozitat që i kishin ata se kanë asnjë mundësi ligjore por ne dimensionin politik nëse duan t’i japin…mund te gjene forma por në ligj se kane asnjë mbështetje që të rikthehen në sistem sepse kane humbur vendin e punës sipas fuqisë së ligjit, dhe ligji se lejon asnjë alternativë. Ata do duhet t’i nënshtroheshin procedurave të parapara me ligj për rekrutim të brendshëm për këta që i kanë lëshuar vendet e punës…. duhet të shpallet konkursi t’i nënshtrohen atij dhe sipas bindjes time veçmas kur kemi të bëjmë me gjyqtarë dhe prokurorë ata se kanë asnjë legjitimet të marrin pjesë edhe sikur të shpallej konkursi sepse janë përfshirë në çështje politike që menjëherë e bënë. Në aspektin ligjor as kryetarët se kanë ansnjë mënyrë duhet t’i presin zgjedhjet…”, tha Hasani.
Se serbët mund të kthehen në vendet e tyre të punës vetëm përmes konkurseve dhe në asnjë mënyrë tjetër e thotë edhe profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu.
“Vetëm përmes rrugës dhe procedurave ligjore mund të bëhet kthimi me hapjen e konkurseve edhe në kushte të barabarta me të tjerët mund të konkurrojnë të cili do shërbim qoftë …. ndryshe në asnjë mënyrë prandaj këto kërkesa të BE-së dëshmojnë se nuk kanë politikë të shëndoshë s’janë serioz dhe të sinqerte sa duhet…Pra do duhej të respektojnë sistemin tonë juridik, dikush që e lëshon punën me vullnet dhe dorë hiqet nuk mund të kthehet përveç se me rrugë ligjore me konkurs dhe në bazë të ligjit. Deri ne zgjedhjet e ardhshme s’ka mundësi organizohet ..sepse janë shfrytëzuar të gjitha mënyrat ligjore. Është krijua edhe reformë e veçantë sa i përket të quajtur referendum.. qëllimi i institucioneve te Beogradit… nuk ka qenë i mirë”, tha Baraliu.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, në të gjitha nivelet institucionale dhe politike, kishin dhënë dorëheqje nga institucionet qendrore dhe lokale në nëntor të vitit 2022 pas këmbënguljes së Qeverisë së Kosovës në zbatimin e një vendimi për targat./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?