Ku ka mbetur vettingu në drejtësi?

Procesi i vettingut në drejtësi, i nisur nga Qeveria Kurti qysh në fillim të mandatit të saj, vazhdon të mos ketë progres. Ministria e Drejtësisë tha se deri më tani marrë çdo veprim për realizimin e këtij procesi, duke përfshirë përfundimin e amendamenteve kushtetuese, draftin e parë të ligjit për vettingun e niveleve të larta.
Njohës të sistemit të drejtësisë thonë se procesi i Vettingut ka ngecur dhe se rifillimi i tij do të bëhet tek pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Vettingu në sistemin e drejtësisë ishte ndër zotimet kryesore të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Kurti, por që ky proces i nisur ende nuk ka shënuar ndonjë përparim konkret.
Një hap drejt vettingut ishin amendamentet kushtetuese të cilat Kuvendi i Kosovës nuk kishte arritur t’i votojë në shkurt të këtij viti në mungesë të votave të deputetëve të komunitetit serb. Çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e 2/3 të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe 2/3 e vendeve të rezervuara për komunitete.
Ministria Drejtësisë tha për RTV21 se ka marrë çdo veprim për reformën në drejtësi dhe procesin e vettignut, por nuk bëri të ditur se kur do të dërgohen sërish për miratim në Kuvend amendamentet kushtetuese.
“Ministria e Drejtësisë së bashku me Komisionin Ad Hoc të Kuvendit për Vetingun dhe akterët tjerë, ka ndërmarrë veprime duke përfunduar amendamentet kushtetuese dhe draftin e parë të ligjit për vettingun e niveleve të larta dhe gjithashtu të finalizimit të reformës ligjore. Tashmë janë përfunduar 6 draftet e para të akteve normative që rrjedhin nga kjo reformë. Qëllimi kryesor është fuqizimi dhe reformimi i mekanizmave të integritetit brenda KGJK dhe KPK që kanë të bëjnë me kontrollin e integritetit të gjyqtareve dhe prokurorëve, vlerësimin e përformancës, verifikimin e pasurisë, forcimin e mekanizmave disiplinor për gjyqtarët dhe prokurorët dhe gjithashtu edhe forcimin e sistemit të deklarimit të pasurisë mes tjerash”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisionin Click të RTV21 tha se amendamente kushtetuese për vettingut nuk mund të miratohen pa përfshirjen e komuniteteve.
“Vetiingu është kopmrimituar…”, tha ai.
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala vlerëson se procesi i Vettingut ka ngecur dhe se rifillimi i tij do të bëhet tek pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Vettingu ne drejtësi ka ngece jashtëzakonisht shumë për shkak se vettingu sic e ka përcaktuar dhe sic po don me drejtu MD-ja ka probleme për shkak se duhet të shkojë me ndryshime edhe kushtetuese për me bo vettingun por nëse e bën vettifun siç kanë thënë në raport të progresit siç ka thëne këshilli vencias është me thjesht sepse kanë kërkuar qe vettinfubfe behët vetëm me anëtar te këshillit gjyqësor nëpër komisione që janë brenda KgjK-së dhe kryetarëve te gjykatës dhe si duket tani janë ardhe zgjedhjet dhe e kane harru fare këtë çështje Besoj se tek kjo punë ka me rifillu pas zgjedhjeve te nën shkurtit”, tha Shala.
Më 13 tetor 2021 Qeveria miratoi koncept dokumentin për vettingun në drejtësi, të cilit i bëri një vlerësim edhe Komisioni i Venecias.
Pas pranimit të opinionit të Komisionit të Venecias, i cili i hapi rrugën vettingut, ky proces nga institucionet e Kosovës u nis në dy drejtime: vettingun për nivelet e larta, si dhe reformën ligjore – apo vettingun e rregullt – për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët./RTV21/21Media