Ku mbetet “Ballkani Perëndimor” e me të Kosova në ekuacionin e sigurisë?

Nga Albert Prenkaj- Ambasador i Karrierës
Në një artikull të Wall Street Journal të autorit Yaroslav Trofimov, ngritet alarmi për inkursionin e ardhshëm të Rusisë në shtetet anëtare të NATOs.
Rusia ngashnjehet të veproj në drejtim të vendeve të BE-së dhe NATOs nga përplasja në mes Presidentit Trump dhe BE-së në temat Ukrainës, Grenlandës, tregëtisë dhe tema të tjera. Indikacion në drejtim të një konflikti real me Rusinë jep ministrini jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul duke theksuar se Rusia mund të sulmoj NATOn në katër vitet e ardhme, dikur në vitin 2029. Në ndërkohë kancelari gjerman Merz dhe kryeministrja Melloni nxituan të bëjnë marrëveshjen për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje, politika industriale-teknologjike dhe të sigurisë, aks ky i ri në Evropë, që le disi nën hije presidentin francez Macron. Një marrëveshje që ndër të tjera ka fokus në mbrojtje dhe siguri është Traktati i Quirinales në mes Francës dhe Italisë nënshkruar më 2021 që hyri në fuqi më 2023, e që është modeluar mbi bazën e Traktatit Franko-Gjerman të Elysée-së.
Lufta e Ukrainës pa dyshim ka ngjeshur radhët e shteteve të BE-së, por edhe NATOn evropiane, e cila pas qëndrimeve të presidentit Trump në mandatin e parë e në veçanti në mandatin e dytë, ngriti përqindjen e pjesëmarrjes financiare, por edhe siç e pamë më lartë veprimet janë konkrete si në tavolinë ashtu dhe në terren.
Ku mbetet “Ballkani Perëndimor” në ekuacionin e sigurisë?
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Jonathan Hargreaves nga Brukseli paralajmëroi lëvizje pozitive “Të ardhmen e Kosovës me NATO dhe të ardhmen e NATO me Kosovën…Kosova të kontribuojë në sigurinë evropiane, potencialisht në Ukrainë dhe vendet tjera të Evropës.” Kontekst ky i cili, pse jo, paragjykon një lëvizje pozitive.
Mund të lexohet ky qëndrim zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar lëshuar në etër nga platforma e NATOs në Bruksel, si fillim i jetësimit të kaluzolave të Strategjisë Nacionale të Sigurisë së SHBA-së (NSS) dhe Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për Vitin Fiskal 2026, si dhe shtrirjes së interesit “Global North”? Pa dyshim se kjo është intenca!
Në të njëjtin drejtim, eksponent politik të Kosovës në forume ndërkombëtare kërkojnë që Kosova të filloj “Planin e Veprimit për Anëtarësim (Membership Action Plan – MAP) një hap i cili ofron këshilla, ndihmë dhe mbështetje për vendet që përgatiten për anëtarësim të mundshëm. Plani përfshin programe vjetore që mbulojnë reformat të politikave, ato ekonomike, të mbrojtjes, të resurseve, të sigurisë dhe progame të aspektit ligjor. Por MAP është procedurë kohore më e gjatë se protokolet e anëtarësimit të cilat i kan aplikuar Finlanda dhe Suedia, si nevoj imediate e pozicionimit të NATOs apo futjen nën ombrellën e saj të dy vendeve me rëndësi strategjke.
Me qartësimin e rrugëtimit të Kosovës në NATO, e cila edhe për një kohë të pacaktuar mbetet aleanca më e fuqishme në historinë e njerëzimit, kërcënimet eventuale të sigurisë nga Serbia, Rusia apo element gjeopolitik inverz, mbeten reale deri në një vendosje të ekulibrit dhe Rendit të Ri Botërorë!