Ku renditet Kosova dhe Shqipëria në listën e shteteve më paqësore në botë për 2025

Organizata ndërkombëtare e ekspertëve,Instituti për Ekonomi dhe Paqe, ka publikuar Indeksin Global të Paqes (GPI) të këtij viti.

Bëhet fjalë për renditjen e 163 vendeve, e cila u bë në bazë të të dhënave mbi gjendjen e paqes në secilin prej 163 vendeve, mbi ekonominë e tyre dhe mbi mënyrën se si (nuk) po zhvillohen shoqëritë paqësore.

Sipas GPI-së, Islanda është ende vendi më paqësor në botë – ajo është renditur e para që nga viti 2008.

Ndër dhjetë vendet e para janë edhe Irlanda, Zelanda e Re, Austria, Zvicra, Singapori, Portugalia, Danimarka, Sllovenia dhe Finlanda.

Shqipëria renditet e 52-ta ndërsa Kosova e 63-ta.

Rusia është në fund të listës, në vendin e 163-të. Kjo është hera e parë që është emëruar vendi më pak paqësor në botë në këtë raport.

Back to top button