Kaloni te përmbajtja kryesore

“Kufiri duhet të mbetet në Çakorr”

Sipas Haradinaj qeveria e kaluar ka ecur ngadalë

Kandidati i koalicionit PDK-AAK dhe Nismës Ramush Haradinaj tha sot se Qeveria e kaluar ka qenë duke ecur “Slow Motion”, e Kosova duhet të ecë shpejt.

Sipas tij asnjëherë në jetë nuk mund të përballojë trendet duke menaxhuar të tashmen.

“Kemi hyrë me guxim për të krijuar vlerë të re. Të fillojë nga siguria rendi e ligji. Ne nuk mund të japim tokë askujt. Kufiri duhet të mbetet në Çakorr. Jemi të vetëdijshëm që rinia, ju, jeni ata për të cilën Kosova ekziston”, tha Haradinaj.

Haradinaj u pyet nëse do ta ndërrojë qëndrimin për Demarkacionin pas koalicionit, kreu i AAK-së tha se do ta rifillojnë një proces të ri ku edhe beson se kufiri është në Kullë dhe Çakorr.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button