Kufizimet e Covid-19 përplasin policinë me protestuesit

Policia në qytetet australiane të Melburnit dhe Sidneit janë përplasur me mijëra njerëz që protestojnë kundër masave për parandalimin e Covid-19.
Në Melburn, policët përdorën sprej në një tubim prej 4,000 vetësh të cilët depërtuan në linjat e policisë, transmeton rtv21.tv.
Policia arrestoi 218 persona dhe të paktën shtatë oficerë u lënduan.
Në Sidnei, ku masat e bllokimit janë zgjatur për një muaj tjetër, më shumë se 1.000 oficerë shpërndanë protestat.
Masat e reja erdhën pasi shteti i New South Wales (NSW), kryeqyteti i të cilit është Sidnei, regjistroi 825 raste të reja, numri më i lartë për çdo territor australian në një periudhë 24-orëshe./21Media

Back to top button