Kufomat nga aksidenti tragjik transportohen me kamion nga Mjekësia Ligjore në Bullgari

Mjekësia Ligjore në Bullgari tashmë ka përfunduar ekspertizën e 45 kufomave nga aksidenti tragjik në rrugën “Struma”, përcjell TV21.
Mbetjet mortore sot janë transferuar me automjetin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit, përmes një avioni ushtarak të siguruar nga Qeveria e Bullgarisë.
Automjeti mëngjesin e sotëm është parë para Mjekësisë Ligjore në Bullgari, ndërsa raportohet se të pranishëm janë edhe autoritetet bullgare.
Kujtojmë që, një autobus i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, në mëngjesin e 23 nëntorit ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë./21Media

Back to top button