​Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba trafiku, paralajmëron Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve telefonike (SMS), të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siç shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës. Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Policia e Kosovës thekson se nuk ka dërguar mesazhe të tilla dhe u bën thirrje qytetarëve që:

të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë; të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare; të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve; të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës, ka thënë se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve, derisa ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

Back to top button