Kujtohet Ali Podrimja në 10 vjetorin e vdekjes
Përmes leximit të poezive të tij, nën tingujt e violinës nga Alkesta Gllogjani, në 10 vjetorin e vdekjes u kujtua poeti ynë i njohur Ali Podrimja.
Në mbrëmjen poetike që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare u promovua katalogu “Ali Podrimja, në 80-vjetorin e lindjes” si dhe u hap ekspozita me librat e botuar të Ali Podrimjes dhe autorëve të tjerë që kanë folur për poetin.
Ndër pjesëmarrësit në këtë ngjarje ishin lauerati i çmimit ”Azem Shkreli”, poeti Adem Gashi, këshilltari i ministrit Hajrulla Çeku, Liburn Jupolli, pjesëtarë të familjes së poetit, shkrimtarët Ilire Zajmi, Imer Topanica, Alketa Gashi-Fazliu, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, Donika Dabishevci si dhe shkrimtarë tjerë e artdashës.
Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare. Trashëgimia e pasur letrare që la pas do të kujtohet përherë./21Media