Kujtohet legjenda Vokrri

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet eshte zhvilluar ndeshja miqësore ndërmjet veteranëve të Kombëtares së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, që po zhvillohet në kuadër të turneut kushtuar legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, me rastin e ditëlindjes së tij të 62- të. Gjatë ditës kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe numri një iFederatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, kanë vendosur buqeta lulesh tek shtatorja e Vokrrit, duke kujtuar edhe një herë kontributin e tij të madh për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar./21Media

Back to top button