Kuka lufton për të bronztën në Grand Prix Taxhikistan
Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë në Grand Prix Dushanbe që po zhvillohet në Taxhikistan.
Kuka raundin e parë e nisi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti irlandezen Rachael Hawkes, raporton KosovaPress.
Në raundin e tretë, Kuka u mposht nga britanezja Kelly Petersen Pollard, dhe u kualifikua për të luajtur në repesazh.
Në raundin e parë të repesazhit, Kuka e mposhti xhudisten nga Uzbekistani, Shokhista Nazarova, kurse tani do të luftojë për të bronztën në kategorinë deri në 70 kilogramë me britanezen Katie-Jemina Yeats-Brown.