Kuka nominohet për titullin “Trajneri më i mirë evropian për femra 2021”

Trajneri kosovar i xhudos Driton Kuka ka njoftuar se nga Federata Evropiane e Xhudos është nominuar për titullin “Best European Ëomens Coach 2021”.
Kuka ka bërë të ditur se kjo ceremoni do të mbahet gjatë Evropianit në Bullgari në fund të muajit prill.
Kujtojmë se Driton Kuka ka arritur suksese të jashtëzakonshme gjatë vitit të kaluar duke marrë medalje të arta me xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova./21Media

Back to top button