Kuka pranoi çmimin ”Arritjet më të mëdha në vitin 2021”

Trajneri i xhudos, Driton Kuka a pranuar çmimin nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për ”Arritjet më të mëdha në vitin 2021”.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës”, ku treguan se çmimi është ndarë në Paris të Francës, ku këtë fundjavë mbahet Grand Slami i xhudos.
”Kosovën e përfaqësojnë kampionia olimpike, Distria Krasniqi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg). Iu urojmë fat dhe suksese xhudistëve tanë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button