Kulla e ”Eiffel-it” në terr

Sonte Kulla ”Eiffel” i fikë dritat në nderim të viktimave të atentateve në Teheran

Kulla ”Eiffel” do të fikë dritat sonte në nderim të viktimave të atentateve në Teheran, njoftoi sot kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidaldo në rrjetin social Twitter.

“Këtë mbrëmje, në mesnatë, kulla ‘Eiffel’ do të fikë dritat në nderim të viktimave të atentateve në Teheran. Parisi dhe parizianët solidarizohen me viktimat”, shkruan Hidalgo.

Disa persona të armatosur dhe kamikazë sulmuan dje Parlamentin dhe mauzoleun e imamit Khomeini në Teheran duke shkaktuar të paktën 17 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, sulmet e para të marra përsipër nga grupi i Shtetit Islamik në Iran.

Kulla ”Eiffel”, emblemë e kryeqytetit francez, shpreh herë pas here solidaritetin e parizianëve për viktimat e atenteve.

Monumenti fiku dritat të dielën në mbrëmje për të nderuar viktimat e atentatit të Londrës, marrë përsipër nga Shtetit Islamik, që shkaktoi tetë të vdekur.

Back to top button