Kultivoi bimë narkotike në serë, arrestohet një burrë
Dje është arrestuar një burrë kosovar nga Gllogoci pasi që në oborrin e tij në serë është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë bastisjes së shtëpisë se tij dhe objekteve përcjellëse, në oborrin e tij në kopsht (sere) është gjetur dhe konfiskuar një bimë e dyshuar narkotike dhe në dhomën e tij 0.8 gr substancë e dyshuar narkotike”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media