Kumnova: Të fitojë më i miri dhe t’i mbështesë familjet e të pagjeturve
Për të zgjedhur të parin e Komunës së Gjakovës, sot votoi edhe Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e nënave”.
Ajo pasi që përfundojë votimin, tha se pret që të fitojë më i miri dhe që të përkrahet kjo kategori nga niveli lokal.
“Pritjet tona janë që sot do të zgjedhet kryetar ai i cili është më i miri dhe ne përshëndesim që të fiton më i miri për mbështetjen e kategorisë më të ndjeshme, çështjes së të pagjeturve. Sepse këto familje që 22 vite jetojmë në pritje, në ankth, por kemi shumë gra e nëna që rrisin fëmijë jetim dhe janë pa asnjë mbështetje. Dashtë Zoti që të fitojë më i miri dhe ta mbështetë këtë kategori të ndjeshme”, tha ajo.