Kundërshtimi i Qeverisë Kurti, prioritet i opozitës

Njohësit e rrethanave politike dhe shoqëria civile thonë se opozita në këtë legjislaturë do të jetë e fortë

Ish pushtetarët e koalicionit PAN, thonë se do të përdorin çdo mundësi, përfshirë edhe protestat për të qenë kritik ndaj shefit të ri të ekzekutivit. Ndërsa, shoqëria civile kërkojnë që opozita të jetë konstruktive në temat nacionale. ​

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se varësisht prej vendimeve të qeverisë Kurti, ata do të ndërmarrin veprimet.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala kërkon bosht opozitar për të kundërshtuar qeverinë Kurti, derisa thekson se në asnjë moment ata nuk do të jenë aty për t’i shërbyer dhe bërë korumin partive në pushtet.

E njohësit e rrethanave politike dhe shoqëria civile thonë se opozita në këtë legjislaturë do të jetë e fortë, por kërkuan edhe konstruktivitet nga ana e tyre për tema nacionale.

Analisti politik, Faton Abdullahu nuk përjashton mundësinë që ‘komandantët’ opozitarë të bëjnë edhe veprime jashtë institucionale.

Ndërsa, drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha i rendit gjitha arsyet se pse gjitha partitë parlamentare duhet të jenë unike në këtë legjislaturë.

Në zgjedhjet 6 tetorit të vitit 2019, tri partitë që kanë qenë në pushtet legjislaturën e kaluar, PDK, AAK dhe Nisma janë në opozitë.

Back to top button