Kundërshtohet ndryshimi i teksteve të historisë në Kosovë

”Ne duhet të shikojmë rrugëtimin drejtë arritjes se paqes në këtë pjesë të Ballkanit dhe integrimeve në strukturat euro-atlantike, por asnjëherë nuk duhet të harrojmë të kaluarën e hidhur të popullit tonë”

Mr. Shkodran Imeraj, asistent në Institutin e Historisë në Prishtinë, përmes një shkrimi ka reaguar kundër iniciativës së fundit nga një grup i organizatave jo qeveritare për ndryshimin e teksteve të historisë në Kosovës, ku ndër të tjera kërkohet që serbët dhe shqiptarët të barazohen.

”Tentimi i një grupi të organizatave jo qeveritare të cilat po veprojnë në Kosovë për të barazuar gjenocidin serb kundër shqiptarëve të Kosovës me viktimën, është veprim dhe nismë e pa pranueshme dhe jo njerëzore”, ka shkruar Imeraj.

Sipas tij, nisma e tillë nga këto organizata ka filluar qe një kohë të gjatë, të cilat duke u thirrur në analizat e tyre në lidhje me përmbajtjen e tekstet të historisë për shkollat fillore dhe ato të mesme në Kosovë, po sjellin përfundime se shqiptarët si viktima dhe serbët si shkaktarë të viktimave të barazohen dhe kjo sipas tij të bëhet për hirë të arritjes se paqes dhe pajtimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve dhe hapjes se rrugës për integrime evropiane për të dy vendet.

”Individët e tillë duhet të izolohen nga shoqëria jonë dhe të mos ju jepet hapësirë e promovimit sepse ata janë dashakeq në përparimin e vendit tonë. Gjithësi, se ne duhet të shikojmë rrugëtimin tone përpara, drejtë arritjes se paqes në këtë pjesë të Ballkanit dhe integrimeve në strukturat euro-atlantike, por asnjëherë nuk duhet të harrojmë të kaluarën e hidhur të popullit tonë. Andaj, historia e jonë është dëshmuese me e mire se serbët dhe Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe se këto fakte nuk mund t’i mohoj askush, qoftë as individët e tillë dhe as mekanizmat euro-atlantik”, ka shkruar më tutje Imeraj, duke shtuar se historia mbetet e pandryshuar.

”Kur bota demokratike e ka pranuar se serbët dhe Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se shqiptarët ishin viktima të regjimit serb, andaj çka kanë me kërkuara individët e tillë me iniciativa të tilla. Historia, mbetet e pa ndryshueshme pa marrë parasysh qejfet dhe teket e individëve të tillë”, shkruhet më tutje në reagimin e Imerajt./21Media

Back to top button