Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kupa e Evropës në basketboll, ‘Xehetarët’ mbeten ende pa fitore

Basketbollistët e Trepçës kanë pësuar sonte humbje në duelin e dytë të Kupës së Evropës si vendës nga skuadra gjermane Braunschweig me rezultat 70:84.

‘Xehetarët’ ishin më të mirë në çerekun e parë – 18:14. Në çerekun e dytë, skuadra mysafire dominoi dhe riktheu rezultatin e përgjithshëm në favor të saj- 34:32.

Në çerekun e tretë u zhvillua luftë e barabartë, por sërish mysafirët mbajtën epërsinë prej dy pikësh – 56:58. Në çerekun e katërt dhe të fundit Braunschweig nuk lejoi befasi dhe përfundoi ndeshjen duke shënuar fitore me 14 pikë epërsi – 84:70.

Ndër mitrovicasit u dalluan Adnan Arslanagiq me 20 pikë e tetë asistime, Chad Brown me 16 pikë e pesë kërcime, Mustapha Amzil me 13 pikë e dhjetë kërcime, Drilon Hajrizi me 13 pikë dhe dy kërcime. Ndër mysafirët më efikasi u tregua Barra Njie me 20 pikë.

Braunschweig prin në tabelë me katër pikë nga dy fitore, PAOK-u i Selanikut renditet në pozitën e dytë me një fitore, skuadra mitrovicase e treta në grup me dy humbje dhe Wloclawek i fundit me një humbje.

Ndeshjen e radhës Trepça pret si vendës Wloclawek më 29 tetor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button