Kupa e Kosovës, sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e para

Kompeticioni i Kupës së Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje që janë të vlefshme për fazën gjysmëfinale të saj.
Në Gjilan, duke filluar nga ora 14:00 do të ballafaqohen Drita me skuadrën e Ligës së Parë Ramiz Sadikun.
Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe kampionit të fuqi të kësaj gare, Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri”, po ashtu nga ora 14:00.
Ndeshjet kthyese do të zhvillohen pas një jave.

Back to top button