Kupa e Shqipërisë/Pa fitues ndeshja mes Dinamos dhe Partizanit

Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm të Kupës së Shqipërisë, në të cilën nuk është caktuar fituesi.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Dinamos ka barazuar në ndeshjen e parë të çerekfinales së kësaj gare si vendase me rezultat 1:1 me Partizanin.
Fillimisht, ishte skuadra e Partizanit ajo e cila e zhbllokoi rezultatin e para, ku sulmuesi 21 vjeçar Tedi Cara shënon për 1:0 në minutën e 24’.
Golin e fundit të ndeshjes dhe të barazimit për skuadrën e Dinamos e shënoi mesfushori Agim Ibraimi, i cili shënon për 1:1 në minutën e 43’.
Ndeshja e parë e çerekfinales mes këtyre dy skuadrave përfundon e barabartë 1:1, kurse ndeshjen e kthimit, ku Partizani do të jetë vendas, do ta zhvillojnë më datën 9 shkurt me fillim nga ora 13:30.

Back to top button