Kaloni te përmbajtja kryesore

Kuqezinjtë zbresin në fushë sonte kundër Letonisë, objektivi tre pikë vendimtare

Shqipëria përballet sonte me Letoninë në ndeshjen e vlefshme për grupin K të kualifikimeve për Botërorin 2026. Takimi do të zhvillohet në orën 20:45, ku kuqezinjtë synojnë një fitore që do t’i mbajë në garë për një vend drejt fazës së ardhshme.

Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e tretë me 5 pikë, pas Anglisë që kryeson me 12 dhe Serbisë me 7. Në këtë grup është edhe Andorra, e cila mban vendin e fundit me 0 pikë.

Një triumf ndaj Letonisë do t’i jepte Shqipërisë një shtysë të rëndësishme për të qenë sa më afër objektivit madhor – Botërorit 2026.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button