Kur do të dalin 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

Ministri i Punës, Financave dhe Tranfereve në Kosovë, Hekuran Murati në një konferencë për media nuk ka treguar saktë se kur do të dalin në llogaritë e punëtorëve të sektorit privat 100 eurot e premtuara, por tha se shumë shpejt do të procesohen.
“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri javën e kaluar dhe ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pas fillu me i trajtu të gjithë 1 nga 1, është dashur të përmbyllet afati dhe po besoj që shumë shpejt do ta kryejnë punën”, tha Murati.
Ndërkohë, ministri Murati mbajti konferencë lidhur me deklarimin e të ardhurave të qytetarëve të Kosovës në ATK./21Media

Back to top button