Kur do të hapet aplikimi për 100 euro, flasin nga Qeveria për RTV21
Qeveria e Kosovës është afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e punëtorëve të sektorit privat.
Këtë për rtv21.tv e ka bërë të ditur Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
I pyetur se kur do të hapet aplikimi, Kryeziu ka thënë se kjo është çështje ditësh.
Ai ka theksuar se shumë shpejt do të dalin me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit.
“Ndërkaq jemi duke punuar në platformën për shtesat për studentë. Edhe për këtë do të ju njoftojmë me kohë”, ka theksuar Kryeziu.
Më 15 prill janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Kosovë nga pakoja mbështetëse. Ndërsa javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.
Më 12 prill, Qeveria e Kosovës ka prezantuar pakon prej 100 milionë eurosh, nëpërmjet së cilës sigurohet ndihmë prej 100 eurosh për pensionistë, punëtorë të sektorit privat e publik, studentë dhe për përfituesit e skemave sociale. Sipas kryeministrit Albin Kurti, nga kjo pako pritet që të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë./21Media