Kur do të merret vendimi final për rrugën njëkahore?

Sot ka filluar testimi i tretë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Prishtinës, në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Mëngjesin e së premtes testimi ka shkaktuar tollovi të shumta në qytet, duke u krijuar kolona veturash.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka thënë në 21 Drejtpërdrejt se do të zgjasë për tri ditë, konkretisht sot(e premte), të shtunën e të dielën.
Kur do të merret një vendim final për rrugën njëkahore?
“Deri në fund të vitit me e marrë një vendim për arsye se në pranverë duhemi me fillu me punimet. Zyra për media në kuadër të Komunës së Prishtinës, ka bërë njoftimin me kohë, ka njoftuar qytetarët për testimin e radhës dhe për ditët se kur do të bëhet testimi. Gjithësesi, ka qenë edhe me foto të ilustruara se cilat do të jenë rrugët, informatatat kanë qenë të mjaftueshme – deri vonë kemi punu me qëllim që gjithçka të jetë gati”, tha Musliu./21Media

Back to top button