Kur duhet ta festojnë ditëlindjen personat e lindur më 29 shkurt

Sot është data 29 Shkurt dhe kjo ditë i shtohet muajit shkurt çdo të katërtin vit. Por pse kjo ditë shtesë në kalendar?

Ky vit është edhe viti i brishtë, pasi muajit shkurt i shtohet një ditë më shumë, si pasojë e barazimit të kalendarit Gregorian e sistemin diellor.

1.Pse kemi vit të brishtë?

Një vit i brishtë, siç dihet nga të gjithë, ka një ditë plus në fund të shkurtit çdo katër vjet. Kjo, sipas kalendarit Gregorian dhe pozicionit të sistemit diellor. Një orbitë e plotë e Tokës rreth Diellit përfshin 365.2422 ditë të plota, por kalendari Gregorian përmban 365 ditë. Kështu, sekondat e mbetura – në vitet e brishta – u shtohen orëve (dhe kalendarëve) të Tokës dhe stinëve të saj.

2.Pse ka shkurti një ditë më shumë?

Të gjithë muajt e vitit sipas kalendarit Julian kanë 30 ose 31 ditë, por shkurti humbi disa ditë, qysh në kohën e perandorit romak, Caesar Augustus. Në kohën e Julius Caesar (Jul Çezarit), shkurti kishte 30 ditë dhe muaji i emrit të tij – July (korriku) – kishte 31. Ndërsa August-i (gushti) kishte vetëm 29 ditë. Por kur u bë perandor Caesar Augustus (Çezar Augusti), ai i shtoi edhe dy ditë muajit të tij, duke e lënë atë njëlloj si July (korriku). Kështu, shkurti i humbi ditët e veta për t’ia dhënë ato gushtit për nder të emrit të perandorit.

3.Teknikisht, një vit i brishtë nuk është çdo katër vjet

Viti 2000 ishte vit i brishtë, por 1700, 1800 dhe 1900 jo. Kështu, të gjithë e dinë që një vit i brishtë është çdo katër vjet, por kjo nuk ka ndodhur nëse do të keni parasysh disa shekuj më parë. Regulli i shtuar gjatë shekujve (kundër çdo katërvjeçari) ka treguar se një ditë e plotë e shtuar çdo katër vjet është shpesh e korrigjuar.

4.Po nëse ke lindur më 29 shkurt?

Shanset për të lindur në një vit të brishtë janë 1,461. Njerëzit që lindin më 29 shkurt quhet si “të brishtë”. Në vitet jo të brishta, shumë të lindur të brishtë zgjedhin të festojnë ditëlindjen më 28 shkurt ose më 1 mars, meqenëse ditëlindjen e vërtetë e festojnë një herë në katër vjet.

Disa sugjerojnë që të lindurit më 29 shkurt ta festojnë ditëlindjen më 28 shkurt, nëse kanë lindur në meditën e 29 shkurtit, ndërsa ata që kanë lindur pasditen e 29-ës, duhet ta festojnë ditëlindjen më 1 mars.

Back to top button