Kur është koha e duhur që Travis Scott të performojë përsëri?

Pas tragjedisë së Astroworld, ku 10 pjesëmarrës të festivalit humbën jetën pas një përplasjeje të turmës, karriera muzikore e Travis Scott ka qenë në pauzë. Ai nuk ka performuar asnjë shfaqje që nga festivali i 5 nëntorit 2021.
Duke u përballur me padi nga pjesëmarrësit që thuhet se po kërkojnë miliarda dollarë dëmshpërblim, Travis është në një pikë të pasigurt kur bëhet fjalë për pjesën tjetër të karrierës së tij. Kur dhe si do të rikthehet në skenë? Kur do të nisë sërish të nxjerrë muzikë?
Travis nuk i ka adresuar drejtpërdrejt asnjë nga këto pyetje vetë, por ka pasur raportime se ai ka rifilluar seancat e regjistrimit për albumin e tij të ardhshëm ‘Utopia’ dhe Kanye West kohët e fundit pretendoi se Travis do të jetë me të  në Coachella në prill.
Ndërsa disa argumentojnë se është shumë herët për një rikthim në skenë për Travis, të tjerë janë zhgënjyer që nuk e shohin emrin e tij në posterat e festivalit këtë verë.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale ai ka bërë të ditur se koncertet e ardhshme do të jenë më të sigurta.
“Gjyshi im ishte një edukator që bëri një ndryshim në jetët e mijëra të rinjve… Është në frymën e tij që ne po krijojmë projekte dhe programe që do të shikojnë nga e ardhmja e komuniteteve tona”, ka shkruar Scott./21Media

Back to top button