Kur urbanizmi dhe natyra bëhen bashkë

Urbanizmi dhe natyra duken si gjëra kontradiktore, por kjo nuk është gjithmonë kështu. Ndonjëherë nëse imagjinata e dikujt mund të lejojë, të dyja mund të kombinohen ashtu si buka dhe gjalpi, duke formuar një bashkëpunim që krijon diçka vërtet të veçantë dhe unike, transmeton rtv21.tv.
Punimet e një artisti nga Brazili, po bëhen gjithnjë e më të njohura në mbarë botën. Artisti Fábio Gomes Trindade bën artin e rrugës që mund ta lërë një person pa fjalë kur ta shohë. Pse, mund të pyesni? Fábio është i njohur për artin e tij në mure, i cili përshkruan portrete të mahnitshme të grave dhe fëmijëve të veshur me degët e pemëve dhe shkurreve si “flokë”.
Puna e tij tejkaloi shpejt mediat sociale në të gjithë Brazilin dhe tani po përhapet në të gjithë botën./21Media

Back to top button