Kurc: Të mbyllën të gjitha çerdhet myslimane

Propozim “radikal” i ministrit të Jashtëm të Austrisë

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurc, deklaroi në intervistën dhënë gazetës Kurir se duhet të mbyllen të gjitha çerdhet myslimane në vend.

I pyetur nga gazetari se a do të duhej të mbyllën çerdhet për fëmijët myslimanë në Austri, Kurc u përgjigj natyrisht, ngase sipas tij Austria nuk ka nevojë për çerdhe të tilla dhe se çerdhet myslimane as që do të duhej të ekzistonin.

Sipas gazetës Kurir, mbi 10 mijë fëmijë me prejardhje arabe apo çeçene janë të regjistruar në çerdhe të këtilla vetëm në Vjenë.  Kurc më pas qartësoi qëndrimin e tij, duke thënë se këto çerdhe vetëm sa do të izolojnë në mënyrë shtesë fëmijët, si në aspektin kulturor, ashtu edhe atë gjuhësor.

Kurc më tutje qartësoi se pasi që këto çerdhe paguhen me paratë e tatimpaguesve, një nga mënyrat për të mbyllur këto çerdhe do të ishte ngritja e kritereve për njohjen e gjuhës, e që sipas tij është një parakusht për integrim të suksesshëm.

Back to top button