Kurteshi pengon gazetarët, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas pengimit fizik dhe verbal që sot Sami Kurteshi ua ka bërë gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së KQZ-së.

AGK e ka quajtur Kurteshin recidivist të sulmeve ndaj gazetarëve dhe i ka bërë thirrje Kurteshit dhe VV-së që të ndalin praktika të tilla.

Reagimi i plotë:

Sami Kurteshi pengon fizikisht gazetarët

AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve.

Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë.

Back to top button