Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Agresioni rus shtoi mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas darkës joformale me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka reguar përmes një postimi në Twitter.
Kurti, ka thënë se agresioni i fundit rus në Ukrainë ka shtuar mosmarrëveshjet mes dy vendeve.
“Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sonte u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, ka shkruar Kurti.


Kurti po qëndron në Berlin, atje kryeministri ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button