Kurti: Angazhimi për arsimimin shqip dhe beteja për liri s’kanë qenë asnjëherë të ndara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sot në manifestimin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me ç’rast, u ndanë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar nga secila komunë.
Duka u uruar 7 marsin të gjithë mësimdhënësve, siç u bë e ditur në komunikatë, Kurti tha se historikisht te populli ynë angazhimi për arsimimin dhe edukimin shqip në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër nuk kanë qenë asnjëherë të ndara.
Kurti kujtoi Shaban Jasharin, mësues i djemve të tij, i Hamëz e Adem Jashari, por edhe mësues në Drenicë e në Prekaz, ku tash shkolla atje e mban emrin e tij.
“E çmimi që mban pikërisht emrin e Shaban Jasharit, në këtë manifestim iu nda mësueses Shkëndije Jashari nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë”, u bë e ditur në komunikatë.

Back to top button