Kurti: Asociacioni mund të adresohet në marrëveshjen finale

(Lajm i përditësuar)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjithashtu ka folur edhe për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet në planin e Bashkimit Evropian, që më herët u quajt si plani franko-gjerman, por siç thotë ai, pa nënvlerësuar Kushtetutën.
“BE-ja dhe Borrelli insistojnë që ai plan të quhet propozimi i BE-së, i përkrahur nga Gjermania e Franca. Këtë e pranoj plotësisht. E kemi pranuar këtë propozim më 9 shtator. Është bazë e mirë ky propozim për të vazhduar më tutje në negociata. Jemi në një moment kur flasim e diskutojmë për një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Aty edhe çështja e Asociacionit mund të adresohet”, ka thënë Kurti në konferencën për media pas takimit me kancelarin austriak Karl Nehammer në Vjenë.
Megjithatë, kreu i Qeverisë ka përsëritur se Kushtetuta e Kosovës në frymën e saj nuk e lejon krijimin e një Asociacioni njëetnik.

Kancelari i Austrisë: Kosova e vendosur të jetë pjesë e familjes evropiane, do të përjetojmë liberalizimin në vitin 2024
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kancelari i Austrisë Karl Nehammer, ka thënë se Kosova është e vendosur që të jetë pjesë e familjes evropiane.
Nehammer theksoi se Kosova ka bërë një rrugë të gjatë dhe të mundishme për të fituar liberalizmin e vizave.
“Kosova e ka vendosur që të jetë pjesë e familjes evropiane. Ka bërë shumë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Dhe kjo ka qenë një rrugë e mundimshme. Ajo çka më gëzon është që ky rrugëtim do të shpërblehet. Ne së bashku me Kosovën do të përjetojmë liberalizmin e vizave në vitin 2024”, tha Nehammer.
I pari i qeverisë austriake theksoi se dyja vendet kanë një lidhje të veçanta mes tyre.
Kurti: Dialogu duhet të çojë në marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë takimit me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer ndër të tjera kanë folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në konferencën e përbashkët Kurti ka thënë se qasja e Kosovës në këtë proces është konstruktive dhe se dialogu do të duhej të qonte në një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, të përqendruar në njohje të ndërsjellë.

“Kam informuar Kancelarin Nehhammer për qasjen tonë konstruktive e kreative, pra si qëndrim, dhe normalisht edhe proaktiv, në dialogun me Serbinë, dialogu që do të duhej të çonte drejt marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve tona, të përqendruar në njohje të ndërsjellë”, ka theksuar Kurti.Kurti ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.“Ne do të vazhdojmë agjendën tonë të reformave duke shtruar rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për të cilin kemi aplikuar para një muaji. Ne e vlerësojmë mbështetjen austriake për aplikimin tonë në bazë të vlerësimeve tona të pavarura Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe synimi ynë është që të jemi pjesë plotësisht e integruar e BE-së”, është shprehur Kurti.​Kurti pritet me nderime të larta në Austri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me nderime shtetërore me rastin e vizitës së tij në Austri.
Kurti u mirëprit nga kancelari i Austrisë, Karl Nehammer për një takim bilateral.
Pas takimit, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.
Gjatë qëndrimit njëditor në Vjenë, Kurti, po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë” të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.
Diskutimi do të fillojë në orën 18:30.

Back to top button