Kurti: Ata që na fajësojnë për dështimin e tyre, ta shohin veten në pasqyrë

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti iu është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për krizën energjetike.
Kurti ka thënë se ndodhën në një krizë energjetike, por që po bëjnë të gjitha që të dalin më sa më pak humbje e dëme.
“Ata që na fajësojnë për dështimin e tyre për dekada duhet ta shohin veten në pasqyrë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se “zëri i tyre i propagandës nuk duhet ta mposht zërin tonë të arsyes”.
Tutje, kryeministri theksoi se po përfundon një vit përplot sfida, por që nuk do të heqin dorë nga ndryshimi që tashmë kanë filluar./21Media
 
 

Back to top button