Kurti ateron në Sarajevë, mediat boshnjake publikojnë pamje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës nga Zagrebi, raporton portali boshnjak “Avaz”.
Nesër ai do të flasë në Bashkinë në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.
Sipas informacioneve të “Avaza” është planifikuar një takim edhe me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lenda.
“Kjo është ardhja e parë e Albin Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe është interesant fakti se asnjë institucion në BeH nuk ka informuar për të në faqen zyrtare të internetit.”, raporton ky portal.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës vetëm sot ka konfirmuar se Albin Kurti po arrin në Bosnje dhe Hercegovinë nga Brukseli.
