Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të hapen negociatat për anëtarësim, duke theksuar se vendi nuk duhet të mbetet prapa në procesin integrues evropian.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, në një aktivitet të organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, ku u nda edhe Çmimi Evropian i Vitit, Kurti deklaroi se Kosova tashmë ka dëshmuar progres në ekonomi, demokraci dhe sundim të ligjit.

“Për Kosovën, Bashkimi Evropian nuk është një realitet i largët apo një grup standardesh që duhen përmbushur. Ai është shtëpia natyrore e shoqërisë sonë, korniza e reformave tona dhe e ardhmja e qytetarëve tanë”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se mbi 80 për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin në BE, duke e cilësuar këtë si një nga nivelet më të larta të mbështetjes në Evropë.

Kurti u shpreh se Kosova ka shënuar progres të konsiderueshëm në disa fusha kyçe, duke përmendur rritjen ekonomike, avancimin demokratik dhe sigurinë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button