Kurti bën ftesë në gjuhë serbe për ndërrim të targave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në gjuhën serbe iu bëri thirrje serbëve të Kosovës që t’i ndërrojnë targat e makinave në “RKS”, bazuar në vendimin që Qeveria mori ditë më parë.
Kurti tha se me ndërrimin e targave garantohet mbisundimi i ligjit krahas politikës dhe interesave individualë.

“Në 34 qendra tjera komunale regjistrimi, do të jetë i organizuar procesi i regjistrimit të mjeteve, e me këtë kalimi nga tabelat ilegale në ato të vlefshme në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, tabela me shenjën ‘RKS’. Në këtë mënyrë garantojmë mbisundim të ligjit krahas politikës dhe interesave individualë, gjë e cila është në interes të çdo qytetari të shtetit tonë të përbashkët, Gjatë regjistrimit të parë nuk do kërkohet kontrolli teknik, kurse komunat mund të vendosin të mos kërkojnë pagesën prej 10 eurove në bazë të taksës komunale”, tha Kurti ndër tjera në një videomesazh të pulikuar në Facebook.

Më 29 qershor Qeveria mori vendim që banorëve, kryesisht në veri të vendit që kanë targa të lëshuara nga Serbia, por në emër të qyteteve të Kosovës, t’ua japë edhe një shans, për kthim në targa RKS./21Media
Back to top button