Kurti bënë homazhe te varret e vëllezërve Bytyqi

 
Vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi ishin arrestuar në korrik 1999 nga forcat serbe…
Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë pasdite sipas kohës sonë bëri homazhe te varret e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, që ishin arrestuar në korrik të vitit 1999 nga forcat serbe, për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish- Jugosllavisë.  Ndërsa, trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore. Korrespondenti ynë në SHBA Halil Mula na e dërgoi video xhirimin nga këto homazhe vëllezërve Bytyqi./21Media

Back to top button