Kurti bisedon me Scholz, shpreson që Gjermania ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Kjo u bë e ditur nga vetë Kurti i cili thotë se ka nënvizuar shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, në përputhje me rekomandimet e Asamblesë Parlamentare.
Kurti po ashtu shtoi se ia ka rikonfirmura Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.
“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në platformën “X”./21Media