Kurti bisedon për planin franko-gjerman me ambasadorin e Francës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Sipas njoftimit për media, marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës.
Kurti ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO.
“Ai e falënderoi ambasadorin Guérot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si në zhvillimin e brendshëm ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë./21Media