Kurti, Borrellit: Përhapja e panikut dhe rrenave ndez tensionet, ndihmon ata që kërkojnë përshkallëzim

Kryeminsitri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrellit, i cili tha se FSK-ja nxiti tensione me marshimin e sotëm në Mitrovicë të Jugut.

Kurti tha se stërvitjet e sotme kanë qenë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar.

“Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërkohë, për akuzën tjetër të Borrellit se Policia e Kosovës po arreston pa bazë serbët në veri, Kurti tha se bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person për sulm ndaj ushtarëve të NATO-s në Zveçan më 29 maj.

“Si kryeministër i një shteti demokratik nuk kam asnjë përfshirje në hetimet për krim apo arrestime. Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato”.

“Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”, shkroi Kurti. /21Media

Back to top button