Kurti “çele guri gojën”, për punën e gruas

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e gazetarit serb, Branislav Kërstiq në një emision televiziv ka thënë se gruaja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është duke jetuar dhe punuar në Beograd.

Ai iu është shmangur pyetjes të gazetarit të RTV21.

Por,  lidhur më këtë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kyreziu. Ai tha se këto deklarata janë të pavërteta, duke shtuar se bashkëshortja e Kurtit jeton midis Oslos dhe Prishtinës.

“Sigurisht që kjo deklaratë e z. Kërstiq është e pavërtetë, prandaj lajmin që ai e ka prodhuar është i rremë. Lajm i rremë sepse z. Kërstiq është gazetar me profesion. Profesion që e shkeli me dy këmbë mbrëmë. Papërgjegjësinë e tij të plotë publike dhe profesionale pa asnjë vetëpërmbajtje dhe verifikim e shpërndanë brenda orësh një numër i konsiderushëm i medieve online dhe portaleve, duke u bërë platformë dhe altoparlantë të çfarëdo deklarimi armiqësor ndaj Kryeministrit. Për këtë gjë standardi është shumë i ulët, kurse vullneti duket të jetë i madh.Për hir të opinionit publik, bashkëshortja e Kryeministrit Kurti është e punësuar vetëm në Insitutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI) dhe jeton midis Oslos dhe Prishtinës. Gjithashtu, ajo nuk është anëtare në asnjë bord askund.”, shkroi Kryeziu në Facebook.

Back to top button