Kurti: Nuk kemi datë të radhës për takim në Bruksel

(Lajm i përditësuar)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i çuditur që ende s’ka datë për takimin e radhës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në konferencën e mbajtur sot për media ka thënë se ishin marrë vesh për takime çdo muaj, megjithatë ka katër muaj që s’ka pasur takim të nivelit të lartë.
“Nuk kemi datë të radhës për takim. Kjo është pak e çuditshme për mua, pasi më 18 gusht jemi marrë vesh që të kemi takim çdo muaj. Më 9 shtator emisarët sollën propozimin e tyre. Kanë kaluar katër muaj dhe kemi pas veç një takim në Bruksel. Kam pritur intensitet dhe dinamikë më të lartë nga 18 gushti dhe 9 shtatori”, ka thënë Kurti.

Kurti flet për çnjohjet: Kosova sa është shtet i pavarur, është e pavarur edhe nga mosnjohja e Serbisë
Në konferencën e mbajtur sot për media, Kryeministri Albin Kurti ka mohuar raportet për çnjohje të cilat janë bërë nga Serbia.
“Mua më duken se janë më shumë përpjekje e Beogradit ku në një situatë ku ata i kanë humbur mbështetjet e demokracive perëndimore, të përpiqen të tregohen të suksesshëm me luftën e tyre, agresivitetin në arenën ndërkombëtare diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës. Deri sot asnjëri prej pretendimeve që e kanë thënë në Beograd, konkretisht presidenti i Serbisë, nuk është vërtetuar nga MPJ-ja jonë”, ka deklaruar Kurti.
Tutje Kurti shtoi se Kosova sa është shtet i pavarur, “Kosova jo vetëm që është shtet i pavarur, por edhe aq shumë e pavarur nga mosnjohja e Serbisë. Kjo nuk duhet të harrohet dhe nervoza në Beograd vjen nga kjo lloj pavarësie e dyfishte e Kosovës”.
Kurti: Duhet më shumë trysni ndaj Beogradit
Kryeministri Albin Kurti ka se SHBA dhe shtetet e BE-së duhet t’i bëjnë trysni shtesë Beogradit për të pranuar një marrëveshje të tillë.
Në një konferencë për media, Kurti tha se beson në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së.
“Kosova është shtet normal që ka shënuar hapa të mëdhenj në këto dy vitet e fundit. Kemi stabilitet institucional. Fakti që jemi shtet normal s’do të thotë që e i kemi marrëdhëniet normale me fqinjin tonë. Ka nevojë për një marrëveshje që i normalizon marrëdhëniet dhe kjo duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Unë besoj se kjo është e mundur sepse besoj në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së që të bëjnë trysni shtesë mbi Beogradin. Kanë mjaftueshëm fuqi që të bëjnë trysni në Beograd që të kemi marrëdhënie normale me një marrëveshje të tillë, e cila do ta bënte përfundimisht njohjen reciproke”, tha Kurti në një konferencë për media./21Media

Back to top button